DENVER, Colorado —
Të Dielën, kandidati Republikan, Trump, do të vizitojë shtatë shtete, duke mbajtur pesë mitingje në një vrapim maratonë, ku përfundon fushata elektorale 2016.
Ai e fillon ditën në Denver, Colorado, ku mbjti një fjalim të shtunën mbrëma përmes frikës që shkaktoi një incident me një njeri “të armatosur”.
Pas kësaj do të fluturojë për në Sioux City, Ioëa, ku do të ketë një miting në Sioux City Convention Center në ora 12.00 p.m.
Nga Iowa, Trump do të fluturojë për në Minnesota — një shtesë që i është bërë agjendës. Gara në këtë shtet është më e ngushtë se sa pritej mes Trump dhe Clinton, sipas sondazheve Breitbart News/Gravis poll. Trump do të mbajë një fjalim para mbështetësve në Hangarin “Sun Country Airlines” në ora 2:00 p.m.
Përfundimisht, Trump o të fluturojë për në Virginia, ku do të mbajë fjalimin e fundit para votuesve në Loudoun Fairgrounds, në ora 9:30 p.m.
/Veritas.com.al/