Në konferencën ‘Shqipëria, horizont i ri’ që po mbahet në Vjenë, kryeministri Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në BE. Rama deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta në procesin e integrimit europian, duke përfunduar fazën teknike të negociatave për më pak se një vit, shumë më shpejt se Kroacia, e cila kishte nevojë për shtatë. Ai theksoi se procesi ka fleksibilitet dhe Shqipëria ka negociuar disa shtyrje për çështje të caktuara, siç ndodhi edhe me Kroacinë për mjedisin.

Rama kritikoi mënyrën e funksionimit të BE-së, ku shpesh një vend anëtar mund të bllokojë një tjetër për interesa të brendshme politike. Ai u shpreh optimist për pozicionin e Shqipërisë, duke theksuar se është përpara vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Megjithatë, paralajmëroi se procesi mbetet sfidues dhe i paparashikueshëm, ndaj sipas tij “duhet të vrapojmë për të mos humbur këtë mundësi”.

“Vendet që kanë hyrë në anëtarësim u është dashur që të kalojnë një kalvar të tërë. Një ushtri të tërë, përkthyesish e shumë të tjerë për të bërë integrimit. Kroacisë iu deshën 7 vjet për të bërë pjesën teknike, ndërkohë që ne po e përfundojmë. E kemi nisur një vit më parë, dhe na duhet më pak se një vit për ta përfunduar. Procesi ka një lloj elasticiteti, që do të thotë se vendet mund të negociojnë një shtyrje përtej datës së anëtarësimit.

Kroacia negocioi 10 vjet nga data e anëtarësimit për çështjen e mjedisit. Ne kemi rënë dakord për një shtyrje dhe do të jetë sfiduese, jeta është një sfidë. Para nesh ka qenë Maqedonia dhe Serbia, që tashmë nuk janë gjëkundi, Shqipëria nuk konsiderohej, kurse tani jemi shumë më parë në konkurrencë me vendet e tjera. Shanset janë të mëdha sa i takon kontekstit, por nuk i dihet me Bashkimin Europian. Të vrapojmë për të mos e lënë këtë mundësi që të na shpëtojë.

Ka një zakon shumë të keq në BE, është një vend-rrëmbim, për hir të politikës së brendshme. Një vend merr peng një vend tjetër dhe e bën mish për top, e gatuar në kuzhinën e vet, në mënyrë të figurshme. Shpresoj që Maqedonia e Veriut të ecë shpejt. Do të ishte mirë që të gjithë të anëtarësoheshin, gjithsesi ne duhet të përqendrohemi tek gjërat tona. Kemi bërë marrëveshje me Italinë me një kabull nënujor dhe një paketë për energjinë. Në mënyrë absolute na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim dhe në këtë fushë. Po bëjmë disa punë të mëdha në infrastrukturën rrugore të cilat lidhen me kapacitetin e sektorit privat që të përfshihet dhe të mbështet te rrugët me pagesë. Po investojmë disa projekte të tjera. Kemi shpallur thirrje ndërkombëtare për burimet e ripërtëritshmet, kështu që mund të investoni. Ne po afrohemi në Bashkimin Europian dhe po shohim qasje në zhvillim dhe investim. Sigurisht që kanë të bëjnë me reformat dhe një plan detyrash shtëpi. Gjërat po ndryshojnë. ”, tha kryeministri Edi Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *