
Vijon rinumërimi i votave nga zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës.
Deri më tani janë hapur për rinumërim 85 kuti të Kamzës ku nuk ka asnjë ndryshim rezultati dhe të dhënat janë brenda marzhit të gabimit të KQZ.
Janë gjetur më pak fletë votimi seç janë shënuar në procesverbale, diku tek 27 vota më pak të gjetura në kuti.
Kemi 35 vota të pavlefshme më shumë sesa numërimi i parë, dhe ka rënie me 62 të votave të vlefshme.
PD pas rinumërimit do t’i hiqen 19 vota, PS 42 vota, 7 vota PSD, 3 do i shtohen partise Mundësia, 1 Lëvizjes Bashkë dhe 5 do t’i shtohen koalicionit Euroatlantik
Komente