Kryetarja e LMSHG-së, Anila Kila, jep lajmin e gëzuar për fëmijët shqiptarë në Artë dhe në Atikë. Klasat për mësimin e gjuhës shqipe do të jenë në shkollat publike të dy qyteteve.
Në qytetin e Artës dhe të Atikës, do të ketë klasa në gjuhën shqipe. Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila. Klasat për mësimin në gjuhën shqipe do të jenë brenda shkollave publike në qytetin e Artës dhe Atikës. Kryetarja e LMSHG-së, ka falënderuar autoritet e bashkive në dy qytetet si dhe mësuesit e angazhuar në këtë mision për fillimin e mësimeve në mjediset e shkollës publike nr. 1 në Spata të Atikës.
Puna serioze e mësuesve dhe e organeve drejtuese të LMSHG-së ka bërë që të fitojmë besimin e pushtetit lokal këtu, në Greqi dhe të vazhdojmë mësimdhënien pa asnjë problem nga ana e tyre. Falënderoj nga zemra pushtetin lokal të bashkive në Arta dhe Spata – Artemisë, për ndihmën e madhe, duke na bërë të mundur zhvillimin e mësimit në mjediset e shkollave publike dhe mbështetjen për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave tona. Falënderoj mësuesen e kursit të MPGjSh-së në Arta, zonjën Sonila Todo, për përpjekjet e saj dhe i uroj në emër të të gjithë kolegëve: Punë të mbarë! Falënderoj gjithashtu edhe zotin Anastas Kozdine, kryetarin e Shoqatës “Përmeti”, për ndihmën e madhe që ka na ka dhënë!
(Marrë nga 27.al)