
TIRANË– Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e dyta në më pak se një muaj.
Në emër të Shqipërisë, bisedimet i udhëhoqi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ishte i shoqëruar nga ministrja Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
“Hapja e sotme e 8 kapitujve të rinj pasqyron progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një shenjë e qartë se sa larg kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër. Rruga jonë drejt BE-së nuk ka qenë kurrë më e qartë ose më e vendosur.”
Kryeministri Edi Rama vlerësoi ritmin e lartë me të cilin po punohet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Kreu I qeverise tha se rruga e Shqipërisë drejt BE vazhdon pa ndalim.
“Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”.
Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos, uroi Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë, duke e cilësuar “një hap tjetër më afër bashkimit Evropian”.
“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi i BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”.
Grupkapitulli për “Konkurueshmërine dhe Rritjen Gjitheperfshirëse” përfshin politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital.
Kjo do të thotë shërbime publike me të thjeshta dhe transparente, mbrojtje më të fortë për punëtoret dhe vende pune më të sigurta. Po ashtu, bizneset shqiptare do të kEnë mundësi të rriten dhe të jenë konkurues në tregjet europiane. Ndërsa të rinjtë shqiptare do të kenë më shumë akses në arsim, bursa, kërkim shkencor apo edhe programet e trajnimit të Bashkimit Europian.
Përgjatë këtyre tetë muajve, Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Europian për 27 fusha. Fillimisht, u çel grupkapitulli i Themelorëve, që përfshin sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Me pas u hapen negociatat për Grupkapitullin e “Marrëdhënieve me Jashtë” si dhe “Tregut te Brendshëm”.
Ambicia e qeverisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt e integrimit, në mënyre që brenda 2030, të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian.
Ky objektiv u konfirmua edhe nga liderët dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, të cilët nga Tirana, rikonfirmuan mbështetjen për prespektiven europiane të Shqipërisë/
Komente