Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin e segmentit Milot- Fier i cili është 115 kilometra dhe tashmë është hapur edhe gara për koncesionin për këtë rrugë.

“53 km gjurmë rrugë të reja dhe 62 km që do të jenë gjurmë ekzistuese, por të rehabilituara, e gjitha gjurma e ndërtuar si pjesë e segmentin Milot Fiet, do të shoqërohet nga rrugë ndihmëse, dytësore pa pagesë. Të zgjedhin mes rrugës së shpejtësisë pa pagesë, apo rrugëve dytësore të mirëmbajtura nga investitori, por pa pagesë. 0.075 euro për KM për makinë. Garancia që do të garantojë shteti është 1.2 miliard euro, 10% e shumës. 110 km në orë është shpejtësia maksimale dhe i gjithë korridori nga Miloti te Bypasi i Fieri për 1 orë e 15 minuta. Milot-Kashar brenda 2024, ndërsa Kashar-Lekaj 2026”, tha Balluku.

Njoftimi:

Kryeministria – Çelet gara për një tjetër projekt madhor të infrastrukturës rrugore.

🛣Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transporti.

VERITAS.COM.AL