Hapet rruga për zbulimin e dosjes së Sigurimit për ish-presidentin Ilir Meta. Ky i fundit akuzohet nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Sigurimit, por zbulimi i dosjes së tij është i pamundur për shkak të ligjit. Ligji ndalon verifikimin e personave që kanë qenë subjekte të komisioneve “Bezhani” dhe “Mezini”.
“Miratuam ligjin e ri “Për informacion e klasifikuar” si dhe disa ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”. Ndryshime të qarta që do shërbejnë përkatësisht, për ruajtjen e informacionit të klasifikuar në trajtë moderne , sipas një standardi të njehsuar dhe për njohjen më të garantuar të dokumenteve të ish Sigurimit e mbi të gjitha kur këto dokumente implikojnë të gjithë mbajtësit e certifikatave Bezhani e Mezini. Justifikimi publik i materializuar në këtë rast, është çmuarja e të gjithë të vërtetës së të kaluarës, jo vetëm një pjese të saj, që për arsye të ndryshme dhe jo vetëm një e tillë, mbahej e fshehur nga publiku”, tha Felaj.