Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka reaguar pasi Shqipëria hapi grup-kapitullin për tregun e Brendshëm me Bashkimin Europian.

Përmes një reagimi në platformën ‘X’, Gonzato thekson se ky është hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Kryediplomati europian shtoi se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian : hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në.

Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *