Ramush Haradinaj ka derdhur lot gjatë konferencës ku ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa që ka marrë për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar.
Në fund të mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme, raporton Express.
“Emocional mund të jem por lotët nuk po i shoh është e nuk e kam zgjedh këtë realitet, nuk mund të shkoj në këtë mënyrë. Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam fut të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”, ka deklaruar Haradinaj.
Veritas.com.al/