![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/02/kadare-750x375-2.png)
E veja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, Helena, është parë në dyert e jashtme të Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit mesditën e sotme.
Helena Kadare, së bashku me dy zonja të tjera të moshuara kanë shfaqur interes që të ndjekin seancën gjyqësore ku kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest në burg”.
Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Veliajn ishte parashikuar të zhvillohej në orën 08:30, por ajo u shty për shkak se u shkëput energjia elektrike në gjykatë. Po ashtu avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen në ngarkim të kryebashkiakut dhe për këtë u caktua.
Komente