Një turist gjerman është goditur nga helika e një gomoneje. Sipas Policisë së Vlorës drejtuesi i gomones, 27 vjeçari Krenar Velaj , ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, në rrugën detare e cila është per mjetet lundruese si ato te peshkimit por dhe ato turistike, ndërkohë që ishte pajisur  me dokumentacion të rregullt.

Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit lundrues, 27 vjeçarin  Krenar Velaj.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.“, njofton policia.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *