Paris (AFP) – Heroi i rezistencës franceze Georges Loinger, i cili përdori zgjuarsinë e tij dhe stërvitjen atletike për të shpëtuar jetën e qindra fëmijëve hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 108 vjeçare.
Një atlet i talentuar dhe kushëri i artistit të famshëm të pantomimës dhe nje tjeter antari të Rezistencës, Marcel Marceau, Loinger do të nxirrte ne mënyrë klandestine fëmijët në grupe të vogla përmes kufirit Franko-Zviceran duke hedhur një top dhe duke u thënë atyre të vraponin pas tij.
Një tjetër strategji përfshinte veshjen e fëmijëve si ne zi dhe cuarjen e tyre në një varrezë, muri i të cilës kufizohej me anën Franceze të kufirit.
Me ndihmën e shkallës së varrmihësit, “pjesëmarrësit ne zi” do të ngjiteshin mbi mur dhe do të drejtoheshin drejt kufirit vetëm disa metra larg.
Loinger vdiq të premten, tha Fondacioni i Përkujtimit të Holokaustit në Francë në faqen e tij te internetit, duke e përshkruar atë si një “njeri të jashtëzakonshëm”.
Fëmijët që ai shpëtoi, prindërit e të cilëve ishin vrarë ose dërguar në kampet e përqendrimit nazist, ishin nën përgjegjësinë e Oeuvre de Secours aux Enfants (OSE), një shoqëri e ndihmës për fëmijët hebrenj, e themeluar në Shën Petersburg në vitin 1912.
Loinger, i cili u nderua me Medaljen e Rezistencës, Kryqin Ushtarak dhe Legjionin e Nderit, kishte lindur në Strasburg më 1910.
Në vitin 1940, ndërsa shërbente me ushtrinë franceze, ai u burgos nga forcat gjermane dhe u dërgua në kampin e të burgosurve të luftës në Gjermani.
Për shkak të flokëve të tij biond dhe syve të kaltër, kapësit e tij nuk dyshonin se ai ishte hebre dhe arriti të shpëtojë dhe të kthehet në Francë dhe ti bashkohet OSE-se.
Midis prillit 1943 dhe qershorit 1944, punëtorët e OSE dhe shpëtuesit e tjerë ndihmuan qindra fëmijë të iknin në Zvicër përmes kufirit pak të ruajtur.
Atij vetëm i eshte atribuar shpëtimi i të paktën 350 fëmijëve
Duke kujtuar përpjekjet e tij të kohës se luftës në një intervistë të botuar më herët këtë vit, Loinger tha se i kishte trajnuar fëmijët të vraponin përpara se t’u tregonte se do të luanin me top afër kufirit.
“E hodha topin njëqind metra në drejtim të kufirit zviceran dhe u thashë fëmijëve të vraponin dhe të merrnin topin. Ata vrapuan pas topit dhe kështu kaluan kufirin, “i tha ai revistës Tablet.
“Pas kësaj, italianët u larguan nga Franca dhe Gjermanet erdhën. U bë shumë e rrezikshme për të luajtur me top me fëmijët kështu. Me gjermanët nuk i kemi luajtur këto lojëra, “tha ai.
Rreth 75,000 hebrenj, duke përfshirë shumë fëmijë, u dëbuan nga Franca e pushtuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, në shumicën e rasteve me bashkëpunimin aktiv të autoriteteve franceze. Pothuajse të gjithë vdiqën në kampet e asgjësimit në Auschwitz dhe kudo tjetër.
Veritas.com.al/