Kancelarja gjermane Angela Merkel ka lajmëruar se beson fuqishëm se vello islamike, ose burka, nuk ka pse mbahet në vendin e saj dhe duhet të ndalohet përfundimisht.

Kritikët kanë theksuar se kjo deklaratë, e bërë në konferencën e Partisë Demokristiane, është një përpjekje për të vendosur bazat konservative pas lajmeve se po kërkohet një mandat tjetër për liderin gjermane.

Pasi ka ndjekur politika të kufijve të hapur në krizën e madhe të emigracionit në Evropë, skandali seksual në Këln dhe rritja e kriminalitetit nga emigrantët duket se e kanë bërë zonjën Merkel të ndryshojë qëndrim, duke deklaruar se është e mundur që burka të ndalohet me ligj.

Pasi shprehu se Partia e saj Demokristiane do të votojë nëse ajo do të zgjidhet për të qenë kancelarja e ardhshme gjermane, znj. Merkel ka thënë se kriza e emigrantëve ishte një element zhgënjyes për administratën e saj, i cili “nuk duhet të përsëritet më”.

Mbështetja për një ndalim të tillë vjen pas kritikave në fillim të vitit kur tha “për mua, një grua tërësisht e mbuluar s’ka asnjë mundësi të integrohet” dhe kërkon mbështetjen e disa anëtarëve të partisë së saj.

Për gjermanët, integrim do të thotë “të tregosh fytyrën tënde” tha ajo, duke shtuar se “mbulesa e fytyrës në vendin tonë është e papranueshme” dhe se ajo besonte se duhet të ketë ndalime ku është ligjërisht e mundur,  raporton Die Welt.

Znj. Merkel ka marrë duartrokitje për komentet e saj, të bëra në konferencën e partisë në Essen, në Gjermaninë perëndimore.

/Veritas.com.al/