Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie “pezullim detyre” për zv.kryeministren, njëherësh Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.
Gjithashtu, Ballukut i është bllokuar pasaporta dhe nuk i lejohet dalja jashtë vendit.
Më 31 tetor, Balluku u paraqit në SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Deri në këtë fazë sipas SPAK, hetimet kanë të bëjnë bëjnë me veprimet e Belinda Ballukut, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Sipas SPAK, tenderi është zhvilluar në datën 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22 Qershor 2021, me fond limit, rreth 18 miliard lekë, lekë pa TVSH, ku dyshohet se janë kryer shkelje./
Komente