(FOTO: Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi)/
______
(Që nga dita kur është ndaluar Ramush Haradinaj nga Policia franceze dhe mbahet në një nga burgjet e Francës, në trevat e Kosovës dhe Shqipërisë vjen rrotull një mendim fantazmë se Haradinaj “mund të jetë dorëzuar” nga politikanët e lartë të Kosovës. Më poshtë një dëshmi e publikuar në gazetën Express të Kosovës në 26 Janar 2016- Veritas.com.al)
______
Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion,Thaçi ka thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës por jo atë personalisht.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë dokumentarin e realizuar nga Pascal Henry, një pjesë e të cilit i dedikohet edhe Afrikës së Jugut. Gazeta Express e ka bërë një përmbledhje të pjesës ku bëhet fjalë për Kosovën dhe për rekrutimin e Thaçit.
Shërbimi sekret: Republika që vepron nën hije
Në Francë, ekzistojnë histori të cilat preferohen të mbeten sekrete, por gjithnjë në kuadër të diplomacisë. Franca ndonjëherë dëshiron të ndikojë nën hije.
Mbrapa mureve të këtij ish burgu, fshihen sekretet më të mëdha të Republikës Franceze. Emri i vërtetë i këtij objekti është Kazerma e Vdekjes.
Ky është objekti ku Shërbimi Sekret Francez (DGSE), punon dhe vepron. Aty është e ndaluar fjala ‘spiunazh ‘.
Ish drejtori gjeneral i shërbimit sekret francez, Pierre Siramy, thotë se fjala spiunazh, përdoret vetëm nga armiqtë, ai preferon ta quaj hulumtim.
Shërbimi Sekret Francez funksionon në atë mënyrë se kur duhet të ndërmerret ndonjë aksion jashtë shtetit, ata iu bëjnë thirrje agjentëve të tyre, që është mjaft e vështirë të dihet numri i saktë i tyre.
Për ndikimin e këtij shërbimi në shtetet e jashtme, Ish shefi i shërbimit sekret thotë se ‘nëse kemi influencë, atëherë arrijmë të ndikojmë’.
Për funksionimin e shërbimeve të tilla, krijohen marrëdhënie besimi por edhe presione dhe kërcënime, vetëm për ta arritur atë që dëshirojnë. Nga kjo metodë ata nuk tërhiqen asnjëherë.
‘Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton’, thotë ish shefi i shërbimit sekret francez.
Aty ku ligji mbaron, aty fillon puna e shërbimit sekret. Rekrutohen agjentë të huaj, krijohen afërsi me personalitete politike, por edhe për interes të Francës, financojnë aksione ilegale.
Oficeri i atëhershëm hulumtues për çështje të Ballkanit, njëherësh edhe mik i Hashim Thaçit gjatë luftës, Arnaud Danjean, thotë se trajtimi i shërbimit sekret më një personaliteti të fushës politike quhet para diplomaci.
Këto aksione shpesh herë kanë çuar deri te vdekja.
Nga disa hulumtime që na i bëmë për këtë çështje, na dërguan nga Brukseli në Kosovë. Dukë kaluar nga Amsterdami e deri tek Afrika e Jugut, kemi hasur në disa shitës të armëve, spiunë dhe kriminel. Ata jetojnë në një botë ku gjithçka lejohet përderisa nuk kapen.
Hulumtimi ynë fillon në Ballkan, në ish – Jugosllavi, gjegjësisht në Kosovë.
Kosova ka qenë një provincë e Serbisë, e që pavarësinë e saj e shpall në vitin 2008. Atë ditë, një grumbull njerëzish janë mbledhur në qendër të Prishtinës, për të festuar shpalljen e pavarësisë, por edhe të shpallin fitues heroin e tyre, Hashim Thaçi.
Hashim Thaçi, krijuesi i pavarësisë së Kosovës, ish student i drejtësisë dhe filozofisë, sot është bërë kryeministër.
Në fjalimin që e mbajti në fushatën e tij, pasi u zgjodh kryeministër, ai iu falënderua popullit të tij për këtë fitore. Por, në të vërtetë nuk është vetëm populli kosovar që e ndihmoji Thaçin të jetë aty ku është sot.
Në mesin e flamujve me shqiponjë, ishte edhe flamuri amerikan. SHBA-ja e ka përkrahur Kosovën financiarisht këto 10 vitet e fundit. Gjithashtu ajo ka investuar shumë në bazën ushtarake amerikane më të madhe në Europë, e cila gjendet në Kosovë.
Dihet se kryeministri është në këtë pozitë falë Uashingtonit, por ajo çka është më pak e ditur, është se meritat e kësaj janë edhe të Shërbimit Sekret Francez. Hashim Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar, por në fund të viteve 90-ta, ai u njoh me emrin e luftës “gjarpri”, i cili ishte në krye te UÇK-së.
UÇK-ja ishte organizatë që luftoji kundër regjimit serb. Në krye të këtij regjimi ishte Milosevic. Lufta e krijuar në Kosovë, shkaktoi dëme të mëdha dhe la mijëra të vdekur.
Këto imazhe filluan të shihen nga ndërkombëtaret, gjithashtu edhe nga Franca. Aty filluan kontaktet e fshehta mes Shërbimit Sekret Francez dhe Hashim Thaçit. Kështu thotë personi që ka punuar në DGSE, e që ishte me numër identiteti 3635, ai quhet Pierre Siramy.
Ai ka kaluar grada të larta derisa edhe u bë Shef i Lartë i Shërbimit Sekret Francez (DGSE). Sot, ai është një pensioner, i cili ka shkruar një libër ku tregoji për sekretet e gjithë karrierës së tij 25 vjeçare si shef I lartë I këtij shërbimi. Askush deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Por, sa i përket rolit të Francës ndaj Hashim Thaçit, ai nuk është rrëfyer asnjëherë për këtë deri më tani.
‘Hashim Thaçi është kontaktuar nga reprezentuesi ynë lokal që vepronte në Kosovë. Është krijuar një miqësi vëllazërore’, thotë Siramy.
Se a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, ‘Po, ai është bërë agjent”.
Gjithçka ka filluar larg fushëbetejës, në Rambuje.
Publikisht Qeveria franceze ka përkrahur Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe njeriun e paqes, por me delegacionin e kosovarëve në Rambuje, ishte i ftuar edhe Hashim Thaçi, i cili ishte i pa njohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë. Në Rambuje, Thaçi prezantojë krahun e luftës në Kosovë.
Oficeri Hulumtues për çështje të Ballkanit në atë kohë, Arnaud Danjean, ishte ai i cili ishte mik i Hashim Thaçit në Kosovë. Gjithashtu ai ndërmjetësoi në raportet midis Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 viteve në DGSE, ai sot është deputet në Parlamentin Europian. Ai gjithashtu flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin.
Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje.
Se a ishte Hashim Thaçi pjesëtar i shërbimit sekret, Arnaud nuk foli ashtu sikur superiori i tij i asaj kohe, Pierre Siramy.
Deri në cilën pikë ka arritur Franca të shkojë për të ndihmuar rebelët e Hashim Thaçit? Pierre Siramy thotë se DGSE ka armatosur këtë lëvizje çlirimtare në mënyrë sekrete.
‘U kemi dhënë mbështetje financiare për të mundësuar vazhdimin e luftës, por gjithashtu edhe I kemi furnizuar me armë’, thotë ai.
Kurse, Arnaud Danjean nuk e pranon se shërbimi sekret ka furnizuar me armë Hashim Thaçin. Ai për këtë çështje na tha të bisedojmë me Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohë, Alain Richard.
Pas kësaj, ne vazhduam për te ish – ministri, Richard, por ai tha se nuk i kujtohet të ketë ndihmuar luftën e Kosovës me armatim.
Sidoqoftë, ishte një tjetër person që u kujtua shumë mirë për këtë çështje. Ai ishte trafikant i armëve në atë kohë. Ishte ai i cili bëri dërgimin e armëve si RPG7 (raketa) dhe shumë municione të tjera. Ai këtë dërgim e bëri gjatë luftës së 99-ës në Kosovë.
Ky trafikant i armëve thotë se shërbimi sekret ka qenë në dijeni për këto dërgesa.
‘Shërbimi sekret më ka dhënë mua dritën e gjelbër për të bërë këto dërgesa të armëve tek Hashim Thaçi. Me Hashim Thaçin jam takuar në Gjenevë të Zvicrës’, thotë ai.
Ai gjithashtu tregon llojin e armëve dhe sasinë e tyre. ‘Kam dërguar 200 RPG7 dhe 10 mijë raketa’. Sipas tij, shërbimi sekret ka bërë të mundur dërgimin e këtyre armëve tek Hashim Thaçi, me qëllim që të organizohet ofensiva e madhe që është bërë dy javë më pas.
Kur forcat e huaja kanë hyrë në Kosovë pas luftës, populli kosovar nuk i donte francezët. Në atë kohë Hashim Thaçi u bë i nevojshëm duke qetësuar palën kosovare të cilit ishin të revoltuar kundër francezëve. Ndërkohë, Hashim Thaçi filloi të takohej më fytyra të mëdha politike ndërkombëtare. Më pas, në vitin 2007 ai u bë kryeministër i vendit, disa muaj më vonë ai plotësoi ëndrrën e tij, shpalli pavarësinë e Kosovës.
Në vizituam edhe Kosovën, ku u takuam edhe me Hashim Thaçin dhe realizuam një intervistë me të.
Pas pyetjeve të shumta të marrëdhënieve të Kosovës më shtetet e huaja, ne e pyetëm atë se a ishte agjent I shërbimit sekret francez, por ai nuk dha asnjë përgjigje.
Sipas njeriut qe punoi për 25 vite në këtë shërbim, Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent I këtij shërbimi, edhe pse tani gëzon postin e kryeministrit.
Gjatë kohës kur Thaçi u zgjidh kryeministër, në Bruksel u akuzua për trafikim organesh nga senatori zviceran, Dick Marty.
Marty ishte mandatuar nga deputetët europian për të hulumtuar krimet e kryera të UCK-së para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në raportin e tij qindra faqe, krimet ishin të shumta, por edhe emri i Hashim Thaçit përmendej shumë shpesh.
Në këtë raport të Dick Marty’t, ndër emrat e shumtë të përmendur, është edhe emri i Azem Sylës, ish shefi i shërbimit sekret të Kosovës.
Sipas këtij raporti, thuhet se Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij, kanë zhdukur gjithsej 470 persona.
Por, një raport tjetër sekret i UNMIKU’t në vitin 2003, flet për trafikim të organeve të organizuar nga UCK-ja.
‘Një raport i FBI, flet për krim të organizuar nga Hashim Thaçi në vitin 1998, thotë Marty. Ai gjithashtu thotë së UCK-ja ka qenë zyrtarisht grup terrorist.
Se a ka qenë në dijeni Franca për të kaluarat kriminale të liderëve të UCK-së, posaçërisht për Hashim Thaçi, Marty thotë se Franca ka mundur t’i dijë të gjitha këto, por ndoshta nuk ka dashur t’i dijë”.
Por, a i ka mbyllur sytë realisht shërbimi sekret francez ? Araud Danjean, thotë se nuk ka dëgjuar më herët për krimet që thuhet se i ka bërë Hashim Thaçi.
/Veritas.com.al- Express/