(FOTO: Brian Fallon, sekretar i shtypit i Hillary në fushatë)/

Dje, e Premte, gjatë transmetimeve të “New Day” të CNN, ish sekretari për shtypin i fushatës së Hillary Clintion, Brian Fallon tha se “Çdo zhvillim i ri, edhe këpucët që hidhen andej këndej, edhe kur flitet… të gjitha ngrenë çështjen e legjitimitetit të presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Fallon tha se “ në fillim ishte e lidhur me ndërhyrjen e Rusisë. Ata u përpoqën ta mohojnë dhe Trump e mohoi se Rusia ishte pas tij; tani ajën të detyruar ta pranojnë. Tani thonë se kjo nuk u bë me qëllimin që të ndihmonin Trump; ata thjesht u përpoqën të shikojnë konfuzion në të dyja anët. Dhe tani, sipas qeverisë del se ata ishin në përpjekje për të zgjedhur Donald Trump në atë post. Dhe tani po shikojmë se veprimet e Jim Comey të FBI po vihen në dyshim dhe se kërkojnë një ri-hetim. Kështu që mendoj se Donald Trump vetëm po përpiqet të mos dëshmohet se gjithë ajo që u tha për mos- legjitimitetin ka efekt”.

Këtë lloj deklarate bën sekretari i shtypit i fushatës së Hillary. Vetëm 6 ditë para inaugurimit të presidentit Trump. Dhe ku? Në televizionin CNN që Trump nuk e pranoi në konferencën e tij si televizion i parë i “fake neës”.

/Veritas.com.al/