Pasi pranon fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale 2016, Hillary Clinton i kërkoi falje ish- presidentit Barack Obama për humbjen në vazhdimin e trashëgimisë së tij, sipas Washington Post, që merr pjesë nga një libër mbi dështimin e fushatës së Hillary Clinton.
Libri titullohet: ‘Brenda fushatës së dënuar të Hillary Clinton’, shkruar nga Amie parnes e gazetës “The Hill” dhe Jonathan Allen e ‘Sidewire’. Autoret zbulojnë se menjëherë pas humbjes në zgjedhje dhe fitores së Donald Trump, Clinton kërkoi falje nga Obama.
“Zoti, President, më vjen keq’ tha ajo; duke nënkuptuar se e kishte lëshuar poshtë veten, Demokratët dhe vetë presidentin Obama. Në libër lexohet: “Trashëgimia e Obamës dhe ëndrrat e saj për në Presidencë u shtrinë poshtë në këmbët e Donald Trump. Kjo rëndon mbi të. Në mënyrë të pamëshirshme për vete, ajo u ngrit nga kolltuku dhe mori telefonin. ‘Zoti President’- tha ajo ‘më vjen keq’.
/Veritas.com.al/