Hillary Clinton, ish kandidate e Demokratëve për presidente në Shtetet e Bashkuara po mendon që të kandidojë për kryetare e Bashkisë së New Yorkut- sipas një raporti të TMZ.

TMZ raporton se burimi që konfirmoi lajmin ndodhej në një takim të vogël muajin kaluar me Clinton dhe me disa “njerëz të lidhur politikisht” nga New Yorku. Po sipas këtyre burimeve ish kandidatja presidenciale akoma nuk ka vendosur dhe po “i hedh një shikim real çështjes”.

Clinton gjithashtu tregoi mbi rrethin e mbyllur të masave “niveli i interesave dhe mbështetjes” për një kandisim potencial.

Sidoqoftë, ndihmësja kryesore e Hillary, Neera Tanden, i hodhi poshtë raportimet si një rreth bisedash në qarqet politike të New Yorkut gjatë muajit Janar.

/Veritas.com.al/