Sipas Reuters/

Fondacioni Clinton ka konfirmuar se ka pranuar një dhuratë 1 milionë dollarë nga Katari në kohën kur Hillary ishte sekretare e Shtetit, pa informuar Departamentin e Shtetit.

Zyrtarët e Katarit i premtuan paratë në vitin 2011 për të shënuar 65 vjetorin e Bill Clinton, burrit të Hillary Clinton. Katari kërkoi që një person të takonte ish- presidentin Clinton për t’i prezantuar çekun- sipas një emaili nga zyrat e Fondacionit  dërguar shefit të fushatës së Clinton, John Podesta.

Emaili që ka dalë nga zyrat e John Podesta, është publikuar muajin e kaluar nga WikiLeaks.

Clinton kur mori postin e sekretares kishte firmosur një marrëveshje etike mes saj, familjes dhe qeverisë. Sipas marrëveshjes, Clinton dhe familja do të rrisnin transparencën në politikën e jashtme dhe në dhuratat pasurore.

/ Veritas.com.al/