Ministri i Jashtëm Gent Cakaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shpreh se mocioni për vizat nga parlamenti holandez nuk është final. Ai u shpreh se ekziston një arbitër më i lartë ai që vendos dhe ai është Komisioni Europian.”

“Vendimi i marrë nga parlamenti holandez është i motivuar politikisht. Kjo për shkak të zgjedhjeve në Holandë, ku ka parti me qaje përjashtuese ndaj vendeve që nuk janë anëtare të BE dhe ka rritje të populizmit të djathtë. Në këtë vendim të parlamentit holandez ndikon rritja e kërkesave për migracion, si dhe rritja e kërkesave për azil.

Faktor tjetër është edhe cenimi i sigurisë së publike të Holandës dhe shteteve të tjera në BE. Presim që Komisioni Europian të japë përgjigje negative ndaj vendimit të parlamentit holandez. Vendimi i marrë nga parlamenti holandez nuk duhet të cenojë për asnjë moment raportet mes Holandës dhe Shqipërisë”, tha Cakaj.

Ministri Gent Cakaj theksoi se nuk ka tërheqje të liberalizimit të vizave për shqiptarët. Cakaj tha se pritet rekomandim pozitiv pa kushte për hapje të negociatave me Shqipërinë.

Numri një i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë tha ndër të tjera se të gjitha përfoljet nga faktori vendas nuk bëjnë tjetër gjë, përpos prishjes së imazhit të vendit.

Cakaj nënvizoi se Ministria e Jashtme shqiptare është angazhuar maksimalisht në përmbushje të të gjitha kërkesave që kërkohen dhe pret rekomandim pozitiv nga Komisioni.

Veritas.com.al/