Për herë të parë Holanda jep dritën jeshile për Shqipërinë që të nisë bisedimet për anëtarësim. Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte fitoi mandatin e katërt për të udhëhequr vendin, Hollanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj maksimale proceseve integruese.
Vendi më skeptik i BE-së duket se është bindur tashmë që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.
Në mbledhjen e Parlamentit holandez u diskutua gjerësisht çështja e Shqipërisë dhe fati i saj për vijimin e rrugëtimit integrues ku u vendos të hiqet trau bllokues për mbajtjen e Konferencës parë Ndërqeveritare me vendin tone pas miratimit të kuadrit negociator. Ambasada Hollandeze menjëherë pas vendimit shpërndau qëndrimin e Qeverisë së saj.
“Qeveria holandeze bie dakord që Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shënuar progres, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një çështje e rëndësishme për t’u mbajtur në vëmendje.
Sot, shumica e Parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do te finalizohet neser me votimin e mocioneve te mundshme te ngritura nga partite apo grupet parlamentare”.
Prej shumë vitesh qeveria holandeze ruante skepticizmin lidhur me negociatat, duke kërkuar përparim në kushtet e vena. Kthesa e Holandës vjen në një kohë kur Shqipëria la pas zgjedhjet parlamentare ndërsa rezultati u certifikua nga Kolegji Zgjedhor.
VERITAS.COM.AL