(FOTO: Gjatë takimit në Lisbonë)/
Presidenti Frances, Francois Holande, u zgjodh mes liderëve të majtë evropian të mbledhur në Lisbonë, që t’i “tregojë vendin” Donald Trump. Në Lisbonë u mblodh dje një samit i liderëve të majtë që kërkojnë t’i vihen kufijtë lëvizjes populiste të Trump.
Por, çuditërisht, u zgjodh Francois Holande, presidenti më jo- popullor në historinë e presidentëve të Francës. Partia Socialiste e Holande nuk ngre krye në zgjedhjet presidenciale të Prillit, pikërisht për shkak se vetë Holande është shumë jo- popullor. Holande në “fund të enës” zgjidhet për t’i treguar vendin Trump që sapo u zgjodh në Amerikë.
Mos vallë liderët majtistë e bënë për të përqeshur Holande?
Ndoshta këtu ka një ironi. Por sidoqoftë e majta liberale në Europë është pak a shumë si Holande në Francë.
“Ne duhet të drejtojmë një dialog të vendosur me administratën e re Amerikane e cila ka krijuar problemet me të cilat po përballemi ne”- tha ai në fund të takimit.
“Ai e ka quajtur NATO- një gjë të vjetruar, duke nxitur edhe evropianet e tjetër që të lënë BE si Britania. Ai e aujti “Bexit një gjë të mrekullueshme” në takimin me kryeministren Theresa May.
Kështu u ankua para shokëve të vet të majtë të Premten në Lisbonë presidenti Holande. Sot, e diele, kandidatët e të majtës në Francë bëjnë zgjedhjet primare, por nën faktin e njohur se reputacioni në rënie i Holande i bën që të mos kenë shpresë për fitore.
/Veritas.com.al/