Patroni i rrotës panoramike të kryeqytetit francez: “Qeverisin qytetin”
Nga: Francesco De Remigis /
«LGBT jashtë Francës». Shkrimi qe u shfaq qershorin e kaluar në prag të gay pride (parade homoseksuale) të Parisit ngjante me një nga provokimet e shumta të rastit; si vijat e kalimit të këmbësorëve në ngjyrat e ylberit të vandalizuara në kryeqytetin francez.
Por disa muaj më vonë tema e diversitetit shpërtheu në debatin publik dhe shkaktoi pikëpyetje të çdo lloji mbi pushtetin e lobit homoseksual të prezumuar, tashmë protagonist i mbështetjes ambigue të fushatës së Emmanuel Macron. Jo vetëm në kryeqytetin francez, i cili mburret me 5 mijë martesa gay të celebruara në pesë vjet qe nga legalizimi i bashkimeve ndermjet personave të të njëjtit seks. Por në të gjithë Francën.
Zëdhënësi i denoncimit të ri, 78-vjeçari Marcel Campion, në syrin e ciklonit që sulmoi një prej simboleve të luftës kundër homofobisë, Bruno Julliard, nënkryetar i bashkisë së Parisit (i cili për arsye të tjera dha dorëheqjen javën e shkuar në mosmarrëveshje me kryetaren Anne Hidalgo).
“Nuk kam asgjë kundër homoseksualëve, zakonisht them b…q…, por më kanë thënë që nuk duhet ta themi më, nuk kam asgjë kundër tyre, përveçse qe janë pak perverse, veçanërisht ata që janë në bashki”. Fjalët e Campion,i ftuar të dielën mbrëma për të sqaruar në tv për Lçi, datojnë në 27 janar, kur «mbreti i zonës së ekspozitave”, patron i rrotes panoramike të Place de la Concorde e abandonuar nga administrata aktuale, paraqiti lëvizjen «Parisi i Liruar »në pritje të zgjedhjeve administrative te 2020.
Lirimi i kryeqytetit dhe Frances nga çfarë? Referenca është për karrierën e shkëlqyer te nënkryetarit 37-vjeçar: ish-asistent i ish-kryetarit te bashkise Bertrand Delanoë ( homoseksual I deklaruar), pastaj nënkryetar i bashkisë i Anne Hidalgo, i akuzuar se ka bërë karrierë falë carcafeve dhe se ka privilegjuar shoqatat LGBT ne krahasim me të tjerat me injektimin e personelit militant në zyrat e komunës: “I gjithë qyteti tani qeveriset nga homoseksualët,” tha Campion, para se të përballet me stuhinë mediatike ndjekur nga publikimi i videos me fjalët e inkriminuara: “Jam cdo gje tjetër përveçse homofob, jeni keqkuptuar, mendoni për zemërimin që kisha në atë kohë kundër Julliard, na kishte nxjerrë jashtë nga tregu i Krishtlindjeve dhe grisi kontratën për rrotën “.
Një karrierë, ajo e Julliard,qe ka parë rritjen e Parisit ylber, si brenda administratës së qytetit dhe në menaxhimin e shesheve dhe ngjarjeve, denoncoi “mbreti i e xhostrave ‘; si Lojërat Gay, botërori i diversitetit i organizuar në gusht në kryeqytet. «Fjalë te marra jashtë kontekstit», mbrohet në tv. Së shpejti do të duhet ta bëjë edhe në gjykatë, duke pare që dje ai u denoncua nga i interesuari direkt dhe Sos homofobie. Në shpëtim të tij, një seri tweet-imesh të deputetit 35 vjeçar te République En Marche Joachim Son-Forget, “Nuk hyn fare homofobia, ndaloni me këtë linçim mediatik, ka thënë edhe gjëra te drejta në fjalën e tij.” Dopjo polemike dhe dopjo dënim nga mazhoranca presidenciale, tashmë e shkundur nga tema e homoseksualitetit te supozuar të Macron dhe karrierës së tij rrufe: në piken kulmore te çështjes Benalla, presidenti mohoi se truproja 26-vjeçare të ishte dashnor i tij, kështu bëri në prag të zgjedhjeve, kur u akuzua se bënte një “jetë të dyfishtë” me drejtorin e Radio France, Mathieu Gallet.
Veritas.com.al/