Zgjedhjet vendore në Hong Kong dhanë një verdikt i padiskutueshwm: forcat anti-Pekin triumfojnë, duke marre 17 vende nga 18. Një verdikt më i fortë se vota vete, qe shkoi 57% ndaj 40%, ndërsa votat e mbetura shkuan te kandidatët e pavarur.
Forcohet kështu presioni anti-kinez. Autoritetet e Dragoit e kanë pritur me kujdesin maksimal këtë rezultat, i cili paraqet kretinizëm të lartë në marrëdhëniet me këta dhe rajonin. Agjensia Xinhua sot minimizon rezultatin, duke shpjeguar se e rëndësishme tani është nxjerrja e provincës nga kaosi.
Këto janë zgjedhje lokale që në teori kanë pak ndikim mbi organet në të cilat luhet fati i qytetit, duke pasur parasysh që Këshilli Legjislativ – Parlamenti – zgjidhet vetëm pjesërisht nga qytetarët e zakonshëm (më shumë se gjysma e vendeve janë shprehje e kategorive profesionale dhe elitave te lidhura me Pekinin), siç edhe organi të cilit i është besuar zgjedhja e guvernatorit, përcaktimi i të cilit duhet në çdo rast të kalojë në kontrollin e Pekinit.
Sidoqoftë, në praktikë, ajo që ndodhi do të ndikojë qe ç’ke me te në ngjarjet e rajonit të trazuar kinez, popullata e të cilit ka shprehur mbështetjen e tij për kauzën e demonstruesve, duke bërë deciziv qe një votim margjinal , të mos luhet më mbi problemet lokale, por mbi mosmarrëveshjet kombëtare / ndërkombëtare.
Leshimet me risk
Disa konsideratave të detyrueshme. Pekini nuk do të mundet kurrë t’i akordoje pavarësinë ndaj rajonit, pak a shumë siç ndodhi në Katalonje, organi vetëqeverisës i të cilit u shpreh në favor të shkëputjes nga Madridi, me rezultatin e njohur: asnjë lëshim, përkundrazi.
Por, autoritetet kineze mund të shfaqen më të hapura ndaj kërkesave të protestuesve, por gjithçka është për tu parë. Në realitet, lëshimet eventuale rrezikojnë të propagandohen si një shenjë dobësie të Dragoit me pasojën e dhënies më shumë forcë lëvizjeve indipendentiste. Dinamika tashmë te para në revolucione me ngjyra të ndryshme të sponsorizuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe kjo ndërlikon gjithçka.
Për sa i përket Amerikës, duhet regjistruar si skandal i madh qe kanë ngjallur dyshime ndërhyrjet nga Moska në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Kjo nuk ka penguar qe Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në mënyrën me te fuqishme në këto zgjedhje, që kishin të bënin me një rajon kinez … Aq shumë .
Fantazi pushteti
Një artikull nga Ria Novosti analizon profilin e të zgjedhurve në radhët e fituesve, falë një përmbledhjeje të detajuar për shtyp të artikujve të botuar në mediat perëndimore në të cilat këto figura jane lartësuar.
Janë kryesisht aktivistë, sociologë, artistë, shkrimtarë, të pa mësuar me politikën dhe pragmatizmin që ajo sjell, përfundon Ria.Figura që dinë të komunikojnë, por mbi të gjitha të afte për të “menaxhuar emocionet”, “mjeshtra në krijimin e slloganeve dhe logove”, si edhe ne ndezjen e zemrave, ne kompozimin e këngëve, mbajtjen e “fjalimeve të zjarrta” dhe mobilizimin e masave.
Bëhet fjalë për lidership aq të zakonshëm në revolucionet me ngjyra, shpjegon akoma siti rus, dhe se, agjërues te politikes, por aq maksimalist në dialektikën e pashmangshme me palën tjetër, saqë mund të shkaktojnë katastrofa. Shpresojmë që të shmanget, por është e vështirë, shumë e forte shtytja ndërkombëtare.
Hong Kong dhe skifteri McCain
Në pritje të ngjarjeve, vërejmë se rebelëve të Hong Kongut iu dha çmimi John McCain 2019 për luftën e tyre në favor të te drejtave te njeriut dhe te demokracisë.
Për të marrë çmimin në emër të protestuesve, Emily Lau, ish-presidente e Partisë Demokratike të Hong Kong-ut, dhe Figo Chan, zv / drejtori i Frontit për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat Civile në Hong Kong.
South China Morning Post ironizon mbi faktin që revolta e Hong Kong-ut është përshkruar si një mobilizim i masave që refuzojnë lidershipin. Me sa duket, në çështjen ne fjale, gjendët aplikimi i titullit te një prej romaneve më të famshëm të Pirandello-s : “Një, askush, njëqind mijë”.
Asnjë lider, shumë liderë të vegjël që tërheqin çmimet, mobilizojnë masat dhe ia dalin të zgjidhen. Dhe njëqind mijë liderë të tjerë ndërkombëtarë, duke pasur parasysh që kaq shumë fuqi dhe të fuqishëm të botës mbështesin revoltën anti-kineze, nder te cilët pikërisht një qendër si Instituti McCain,qe promovon lidershipin ne materien e sigurisë, anti-terrorizmit, të drejtave te njeriut etj.
John McCain, i njohur si superfajkua dhe ekzaltues i të gjitha luftërave te reja, është i famshëm edhe për deklaratën e tij: E konsideroj Vladimir Putin “një kërcënim më të madh se ISIS” (The Guardian). Nuk i konsiderojmë te nevojshme komentet.
Zhvillime që duhen ndjekur, por vështirë se e gjithë kjo do të sjellë diçka të mirë për popullatën e Hong Kongut dhe për botën. Por do të shohim.
Veritas.com.al/