Guvernatorja, Carrie Lam, vendos një gur varri mbi ligjin që ka shkaktuar revoltat

Federico Giuliani

Kthese në Hong Kong. Ish-guvernatorja e ish kolonisë angleze, Carrie Lam, ka njoftuar se ligji kontradiktor mbi ekstradimin e detyruar në Kinë “është i vdekur”.

Akoma nuk e dimë se çfarë do të thotë ky term,,, sepse Lam nuk ka folur për tërheqje definitive. Sigurisht, shumë protestues që kanë paralizuar qytetin me parada dhe mitingje prej një muaji kanë arritur një hap të vogël përpara në betejën e tyre në favor te pavarësisë se Hong Kongut.

Fjalët e Lam tingëllojnë si një ‘mea culpa’, një përpjekje për të ndrequr hendekun krijues midis qeverisë dhe qytetarëve, edhe më shumë pas sulmit të një grupi protestuesish në parlamentin lokal dhe dhunës konsekuente.

“Projekt-ligji ka vdekur – tha Carrie Lam para se të takonte këshilltarët e saj në Këshillin Ekzekutiv – ndërsa puna e qeverisë në modifikimin e ligjit ishte një dështim i plotë”. Guvernatorja më pas tha se ishte e gatshme të takonte opozitarët: “Kuptova se ka probleme të thella në shoqëri dhe detyra jonë është t’i identifikojmë ato për të ofruar zgjidhje për të shkuar përpara”. Lam pastaj siguroi kundërshtarët e saj: “Nuk ekziston asnjë plan për të ringjallur diskutimin e dispozitës përpara skadencës së kësaj qeverie.” Pavarësisht nga dalja e Carrie Lam, në Hong Kongut shpirtrat ende nuk janë qetësuar. Protestuesit, në fakt, i kishin dorëzuar pesë kërkesa guvernatores; përveç tërheqjes së projektligjit të ekstradimit, ata kërkuan nga autoritetet që të hedhin dritë mbi përdorimin e plumbave të gomës nga ana e policisë mbi disa protestues.

Për më tepër, lëvizja po nxiste për dorëheqjen e Lam dhe lirimin e qytetareve të arrestuar. Për këtë arsye qetësia është ende larg. Grupe te reja të protestuesve janë të gatshëm të dalin në rrugë për të protestuar kundër qeverisë. Sa i përket sulmit në parlament, Lam ka siguruar se do të nisë një hetim për të hedhur dritë mbi incidentin dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës, qofshin protestues apo policë.

VERITAS.COM.AL/