Një ngjarje shumë e rëndë raportohet nga Kavaja. Policia njofton se një grua është gjetur e djegur në një makinë ndërkohë që i shoqi është gjetur i vetvarur në pemë. Report Tv mëson së bëhet fjalë për Fëllënza Shirja 45 vjeçe dhe Bilbil Shirja 48 vjeç.

48-vjeçari ka djegur gruan për së gjalli, për xhelozi dhe pastaj ka varur veten.

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.  Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Çifti Shirja ishin prindër të dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07.00. Në atë kohë kanë parë zjarr banorët dhe kanë njoftuar policinë se po digjet një makinë në afërsi të rezervarit.

Çifti Shirja ishte në proces divorci dhe gjyqi do të zhvillohej të hënën. Të dy ishin nga fshati Kryemëdhenj i Golemit i Kavajës.

Marrëdhënia e tyre në çift ka qenë e vështirë, problematike për shkak të xhelozisë së sëmurë të bashkëshortit.

VERITAS.COM.AL