Gazeta e njohur amerikane ‘Huffington Post’ ka intervistuar Mark Stembridge- një pronar të një nga restaurantet londineze që ndodhet në zonën ku tre xhihadistë vranë 7 vetë dhe plagosën 48 të tjerë. Retauranti është pikërisht në qendër, në Borough Market.
Ai tregoi për kamerën se stafi i tij ndihmoi shpejt për të shpëtuar rreth 130 klientë që vrapuan drejt rtestaurantit të tij për t’i shpëtuar terrorit.
Mark Stembridge tha se stafi i tij i ‘Cafe Brood’, disa nga të cilët janë ish- ushtarakë në Shqipëri, ndihmuan për t’i tërhequr klientët nga ballkoni i hapur ku po ndodhte kasaphana e xhihadistëve.
Tre nga stafi i Stembridge janë ish- ushtarakë në Shqipëri. Ai i ka vlerësuar ata për sigurimin e situatës që nuk ishte ‘larg më të keqes”- shkruan Huffington Post.
Veritas.com.al/
https://youtu.be/UTcG6yUbPrM