Ka ndërruar jetë 16 vjeçari që drejtonte një nga dy Jet Ski-të që u përplasën pasditen e së martës në plazhit e Llamanit në Himarë. 16 vjeçari u transportua në Tiranë por nuk mundi të mbijetojë.
Fillimisht u raportua se u hodhën nga shkëmbi në det, por nga hetimet ka rezultuar se të rinjtë, së bashku me dy të tjerë, shokë të tyre, janë futur në det me dy mjete lundruese Jet Ski.
Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski si edhe pasagjeri.
Si pasojë e tronditjes, ata kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.
Për një nga të miturit, policia nisi procedim penal për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.
Ndërkaq, policia ka nisur procedim penal për 56-vjeçarin, i cili rezulton pronar i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.