Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi. Prej disa kohësh ai po luftonte me një sëmundje të rëndë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Aktualisht Lumezi mbante postin e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”. Ai është ndarë nga jetë në moshën 57-vjeçare. Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada në media, kryesisht në atë të shkruar.

Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.

Redaksia e JavaNews i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *