Një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Arrëz.

I mituri ishte në afër rezervuarit të Iballës kur i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë brenda.

Policia është telefonuar rreth orës 21:25.

Familjarët kanë mundur ta nxjerrin nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, por 6-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.