Enkeleid Homi, një personazh i dënuar për trafik qeniesh njerëzore në Britani, është ankuar në televizionin Syri, se nuk e kanë lejuar të futej në sallën ku u mbajt takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër.
“Fatkeqësisht unë nuk munda të futem brenda, sepse më njohin dhe biletën ma refuzuan.
Kisha në fakt disa rroba të shkruara dhe isha me maskë dhe disa media kishin shkruan shumë për mua sikur unë e fsheha fytyrën time, por doja thjesht që të futesha brenda dhe nuk munda.
Kanë qenë rreth 5 protestues që janë dhunuar, ka qenë dhe vëllai im gjithashtu e ka qenë një terror brenda.
Jashtë ne kemi pasur ndihmë të madhe prej policisë, pasi që nga data 30 ne kemi organizuar protesta me leje e çdo gjë dhe policia ka qenë prezente, por seriozisht u çudita nga numri që shkuan për të parë Ramën.
Ishin diku te 2000 veta, nuk jam i sigurt, por me ligj çdo sallë këtu i numëron ato e pas 24 orëve këta i numërojnë personat prezentë e japin një numër të saktë.
Si ka mundësi që ata persona shkuan për të parë shpopulluesin e Shqipërisë që shumica kanë ikur nga vuajtjet që ky ju ka shkaktuar e këta vijnë e takojnë, dhe sinqerisht jam çuditur.
Emigracioni këtu në Angli, nuk mund ta them 100% i sigurt, por mbështesin të djathtën dhe ai numri i madh qytetarësh atje me habiti dhe disa thonin kanë ardhur nga Greqia, disa nga Italia.
Me të thënë të drejtën, unë kam njohur shumë pak atje dhe atyre që ju kam njohur u jam drejtuar shpesh-herë më thirrjen: A keni turp, a keni marre ku e keni nderin tuaj pasi kemi ardhur me shumë vuajtje të mëdha këtu e ju shkoni e shihni atë”, tha ai.
Në një shkrim të medias britanike thuhet se vëllezërit Enkeleid dhe Taulant Omi, me origjinë nga Shkodra, u gjetën fajtor nga gjykata Canterbury Crown Court në Shtator 2015 duke marrë dënim me kusht për 18 muaj dhe 200 orë punë në komunitet.
Sipas këtij artikulli ata pranuan akuzat për tentativë trafikimi në UK të një gruaje.
Vetë vëllezërit Omi mbërritën vetë ilegalisht në Angli.
Komente