
Kandidatit të PS në Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur makina brenda garazhit të tij. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe lajmin e ka merr vesh nëpërmjet një telefonate.
Ai tha se me ngjarjen po merren autoritetet ndërsa nuk komentoi nëse incidenti ka të bëjë me fushatën zgjedhore.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00. Jam njoftuar përmes telefonit, kam shkuar në vendngjarje dhe kam parë që makina po digjet. Menjëherë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Po bëhet ekspertiza në lidhje me ngjarjen. Kam pasur tensione në fushatë me rivalitetin por nuk mund ta lidh ngjarjen me këtë. Automjeti ishte i parkuar prej tre vitesh. Ambienti ku ishte i parkuar makina ishte magazinë”- tha ai.