
Qeveria e re franceze kaloi pengesën e parë, ndoshta duke hedhur kështu një hap, drejt qëndrueshmërisë politike.
Kabineti i Sebastien Lecornu i mbijetoi dy votëbesimeve në Asamblenë Kombëtare, pasi bëri hapa pas për reformën e pensioneve.
Mocioni i parë i votëbesimit mori vetëm 271 vota, nga 289 që ishin të nevojshme. Ndërkohë votëbesimi tjetër, I kërkuar nga Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen, mori 144 vota dhe nuk pati mbështetjen e partive të majta, që nuk duan të rreshtohen me të djathtën ekstreme.
Lecornu e kaloi provën pasi ofroi pezullimin e reformës historike të pensioneve të Presidentit Emmanuel Macron për të fituar mbështetje nga e majta.
Reformat e pensioneve që u miratuan në vitin 2023 kanë qenë një nga pikat kritike për parlamentin francez.
Ndryshimet e rritën moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç dhe u konsideruan si reforma themelore e presidencës së Macron.
Më herët këtë javë, kryeministri u tha deputetëve se mbështeste pezullimin e reformave deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Lecornu, tashmë kryeministri me mandatin më të shkurtër në Francë në kohët moderne, përpara se të riemërohej javën e kaluar. Ai dha dorëheqjen vetëm një ditë pasi u zgjodh kabineti I tij qeveritar, por u riemërua sërish nga presidenti Macron.
Franca është në mes të krizës së saj më të keqe politike në dekada, ndërsa një sërë qeverish minoritare kërkojnë të kalojnë buxhetin.
Socialistët e Francës kanë kërkuar përfshirjen e një takse mbi miliarderët në buxhetin e vitit 2026, ndërsa filluan bisedimet për miratimin e tij në parlament.
Komente