Atentatori i klubit të natës së vitit të ri në Stamboll është identifikuar si Iahke Mashrapov. Sot në mëngjes policia turke ka ndaluar gruan e tij, e cila ka deklaruar se nuk ka lidhje me krimin. “Lajmin e mësova nga televizioni”, ka thënë ajo. Dhe pastaj ka shtuar se nuk e dinte që burri i saj ishte simpatizant ose militant i ISIS.
Gazeta “Hurriyet” e Stambollit shkruan se Mashrapov bashke me gruan e tij dhe dy fëmijët e tij, kanë arritur në Stamboll me aeroplan.
Ai mban pasaportë të shtetit të Kirgistanit dhe është i moshës 28 vjeç.
/Veritas.com.al/