Basha u përbetua se Rama do nxirret zvarrë, ndwrsa pak mw vonw thotw se do tw djegw mandatet e marrw nga populli.
Ibsen Elezi, ish- kryetari i PD për Kukësin, është shumë dyshues për djegien e mandateve të deputetëve demokratë, sipas propozimit të Bashës.
Ai e sheh këtë një mashtrim të radhës që bëhet nga Lulzim Basha, për dështimin e rrëzimit të Ramës me 16 shkurt. “D.m.th sot do djegin mandatet….. Mire demokratet e thjeshte qe e besojnë se s’kanë c ‘bëjnë, po çuditem me këta qe i thonë vetes te ditur, te ndritur, analist, poliglote, te djathte, antikomuniste e ku di çfarë….
Po mire mor derdimena, s’kane kaluar as dy dite nga mashtrimi i radhës kur këta u përbetuan, u përloten dhe perqyrren se me 15 Rama te marre arratinë ose me 16 do e nxjerrin zvarre…, prape besoni ?!
Ju te ditur, te ndritur, poliglote, analiste, “te djathte”, “antikomunist” e ku di cfare, ju nuk besoni por shtireni, jo se ju mungon inteligjenca por ne momente te tilla delikate te ju prevalon peder…., qe do te thote “po sikuuuur… atëherë unë fola dhe nesër me takon diçka”.
Mandatet nuk digjen sot, mandatet e këtyre jane zhytur ne llum dhe nuk marrin flake”, shprehet Ibsen Elezi, kryetar i PD në Kukës
VERITAS.COM.AL/