KOMENT/

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka qene ot ne takim me presidnetin e Republikes mbi caktimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme, por ka folur per maarrjen e Çamerise nga Greqia.

Idrizi tha se i ka shprehur shqetësimin Presidentit lidhur me këtë çështje, duke theksuar se Shqipëria nuk ka çfarë deklaron me Greqinë për ujërat territoriale, por vetëm për zonat ekonomike. Sipas tij, nëse Greqia vijon të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare, Shqipëria duhet të kërkojë Çamërinë.

“I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë. Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë.

Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, tha Idrizi.

VERITAS.COM.AL/