(FOTO: Pamja nga salla e Kuvendit që ndriçohet veç nga drita e Zotit)
/Veritas.com.al/
Është shumë signifikative: Në momentin kur qeveria ka prurë në Kuvend disa projektligje që lidhen me Sigurinë . Në “sallën e Sigurisë Kombëtare” të Kuvendit, ikin dritat. Kjo është siguria. Mund të ndodhte një ngjarje kombëtare që Komisionit të Sigurisë t’i duhej të ndizte motorët e Emergjencës, mund t’i duhej të thërriste mjetet e sofistikuara për të pritur “Rusin dhe ISIS”, siç tha kryeministri në Berlin. Mund të ndodhte që në shtëpinë e Surrelit të kishte ndodhur diçka dhe Komisioni i Sigurisë të merrte masa urgjente…
Me çfarë? Pa drita? Hahaaaaaa!
Ky është realiteti. Në Europë nuk po e pranojnë më “moçalin”, këtu akoma nuk ka drita në Kuvend.
Dritat ikën gjatë diskutimeve të buxhetit në Komisionin e Sigurisë. Me gjithë ndërprerjen e energjisë, komisioni e vazhdoi punën nën dritën e diellit e më pas me ndihmën e një gjeneratori. Me ndërprerjen e energjisë deputetët shkëmbyen batuta, duke thumbuar qeverinë.
/Veritas.com.al/