Studiuesit në Australi raportojnë se Ivermectin, një ilaç i aprovuar nga FDA që përdoret zakonisht për trajtimin e parazitëve, duket se është efektiv në trajtimin e koronavirusit SARS-COV-2 (COVID-19).
Ilaçi është gjerësisht i disponueshem dhe mund të “ripropozohet” për këtë aplikim, thanë mjekët.
Revista ScienceDirect, Antiviral Research, publikoi një artikull nga një grup studiuesish Australianë nga Universiteti Monash në Melbourne qe raportuan se Ivermectin duket se është efektive në frenimin e koronavirusit që shkakton COVID-19.
Artikulli thotë:
- Ivermectin është një frenues i virusit shkaktues te COVID-19 (SARS-CoV-2) in vitro.
- Një trajtim i vetëm ështe ne gjendje të ndikojë në zvogëlimin 5000-fish të virusit në 48h në kulturën e qelizave.
- Ivermectin është aprovuar nga FDA për infeksione parazitare, dhe për këtë arsye ka një potencial për ripropozim.
- Ivermectin është gjerësisht i disponueshëm, për shkak të përfshirjes në listën e modeleve të ilaçeve esenciale të OBSH.
“Ne raportojmë këtu se Ivermectin, një anti-parazit i aprovuar nga FDA, i treguar më parë se kishte aktivitet antiviral me spektër të gjerë in vitro, është një frenues i virusit shkaktues (SARS-CoV-2)”, shkruajnë studiuesit. “Prandaj, Ivermectin garanton hetime të mëtejshme për përfitime të mundshme te njerëzit.”
Drejtuesi i ekipit studiues, Dr Kylie Wagstaff lëshoi një deklaratë, duke thënë, “Ivermectin përdoret shumë gjerësisht dhe shihet si një ilaç i sigurt. Ne duhet të kuptojmë tani nëse doza që mund ta përdorim tek njerëzit do të jetë efektive – ky është hapi tjetër, “raportoi revista Newsweek. “Ne zbuluam se edhe një dozë e vetme në thelb mund të largojë të gjithë ARN virale per 48 orë dhe se edhe në 24 orë ka pasur një ulje vërtet sinjifikative në të.”
“Statusi i Ivermectin si një ilaç që tashmë është studiuar dhe aprovuar për të trajtuar kushte të tjera ofron një avantazh të vendosur mbi atë të zhvillimit të ilaçeve të reja,një proces i gjatë që zakonisht përfshin shumë vite studim për sigurinë dhe efikasitetin përpara se të mund të arrinte te pacientët njerëzorë,” Deklaroi Newsweek.
Dr. Leon Caly, një autor i studimit dhe një specialist i vjetër i identifikimit të virusit në Laboratorin Victorian Referenca e Sëmundjeve Infektive, shtoi,”Si virology,pjesë e ekipit të parë që izoluan dhe ndanë SARS-CoV-2 jashtë Kines në janar të vitit 2020,jam i ngazëllyer për perspektivën e përdorimit të Ivermectin si një ilaç i mundshëm kundër COVID-19 ”.
Organizata Botërore e Shëndetit aprovoi përdorimin e Ivermectin te njerëzit për të trajtuar onkocerciasis në 1987. “Ivermectin është i sigurt dhe mund të përdoret në një shkallë të gjerë. Eshtë gjithashtu një trajtim shumë efektiv dhe ka shndërruar në mënyrë të vetme jetën e miliona njerëzve që vuajnë nga onkokerciaza,”shkroi OBSH në një artikull në faqen e saj të internetit. Ilaçi është gjerësisht i disponueshëm.
VERITAS.COM.AL