Avokati i Ilir Beqajt Ermal Yzeiraj paraqet kërkesat paraprake. Ai kërkon pushimin e çështjes pasi nuk ka akuzë nga prokuroria ose pezullimin e çështjes dhe interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Prokuroria sipas Yzeirajt, nuk ka nxjerrë një akt të ri që të saktësonte akuzën e Beqajt.

“Gjykata nuk mund të jetë burim i akuzës. Beqaj nuk mund të gjykohet për akuzat e reja pasi nuk ekziston një akt i shkruar”, tha avokati.

Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj hyn në sallën e gjyqit nga korridori ku hyn publiku, i shoqëruar nga punonjës policie.

Sapo mbërrin në sallë i hiqen prangat dhe shoqërohet në tualet, më pas rikthehet në shoqërinë e punonjësve të policisë dhe ulet pranë avokatit te tij, Ermal Yzeiraj.

Dy punonjës policie qëndrojnë në salle për të gatantuar sigurinë.

Gjykata e Posaçme seancën e kaluar pranoi kërkesën e Beqajt për të qëndruar në sallën e gjyqit, jashtë kafazit të qelqtë.

Beqaj po gjykohet me procedurë të zakonshme për kryerjen e veprës penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *