Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet sot, e premte në qytetin e Beratit, ku po zhvillon vizita në qytet. Ai zgjodhi Beratin në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Fillimisht u ndal në Muzeun Onufri, ku shprehu vlerësim të lartë për restauruesit shqiptarë të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve, për punën e tyre në zbulimin e thesareve të fshehura të monumenteve të kulturës.
Presidenti ka vlerësuar në maksimum punën e një anëtareje të kabinetit qeveritar, siç është Kumbaro e Kulturës.
Në fjalën e hapjes për publikun, presidenti Meta ka filluar me fjalët:
“E dashur ministre Kumbaro, faleminderit…”.
‘Miqësia, e thellë mes presidentit dhe ministres së qeverisë ‘Rama’ sot në Berat po komentohet si pika e parë e afrimit mes dy palëve në koalicionin e mëparshëm dhe ‘armiq’ të tanishëm: PS dhe LSI.
Zoti Meta, sot si kurrë më parë, ka mbajtur një fjalim shumë të gjatë në Berat. Me sa duket ndjehet edhe entuziazmi për nisjen e lidhjes dhe bashkëpunimit mes PS dhe LSI.
Më pas presidenti iu drejtua edhe të tjerëve me fjalët “i dashur” ose ‘të nderuar’.
“I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Të dashur miq”.
Vizita në Berat ishte dalja e parë publike e presidentit Meta në rajonin e Republikës.
Veritas.com.al/