Presidenti Ilir Meta e akuzon qeverine e vendit te vet si ‘talibane’- nje emer i drikshem dhe thuajse i harruar i nje organizate kriminale ne Afganistan kur atje zhvilloheshin luftime te egra. Ai leshon nje mesazh ku thote se ‘nuk ua harroj krimet qe po beni’ dhe se nje dite ‘do t’i paguani’.
Ilir Meta thotë se tani është koha për drejtësi. Kreu i shtetit ka rikujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe em anë të një postimi në Facebook, shkruan se ka mbajtur shënim aktet talebane të Qeverisë dhe një ditë do t’i ndëshkojë.
Më tej Meta shprehet se institucionet shtetërore janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.
“Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.
Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme!
Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.
Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!
Duke kujtuar Profesor Paolo Vittin i cili me të drejtë thotë se : “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”, risjell edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e “Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.
Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë!
KOHA PËR DREJTËSI”, shkruan Meta.
VERITAS.COM.AL/