Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e radhës të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për lirim nga paraburgimi.

Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.

Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tij, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *