Natyrshëm, kryetari i LSI ka vërejtur se anëtarët dhe militantët e kësaj partie janë trembur nga Marrëveshja PS-PD, duke menduar se ‘LSI mbeti jashtë pushtetit”. Kjo do të shkaktonte traumë zgjedhore për LSI.
Duke u përpjekur të qetësojë dhe mbajë në ‘tërheqje’ të gjithë anëtarët e LSI, zoti Meta, duke folur mbi marrëveshjen, la që të nënkuptohet se ‘goditja e LSI’ ishte qëllimi i paktit.
I pyetur nga gazetarët nëse shihte të njëjtën situatën në 2008, kur u bënë ndryshimet kushtetuese dhe që u konsiderua një komplot për të lënë jashtë LSI, Meta tha se realitetet janë të ndryshme sot, por qëllimet e Bashës dhe Ramës ‘ishin të njëjta’.
“Nuk ka ngjashmëri me 2008 sepse jemi ne realitete të ndryshëm. Mund të ketë ngjashmëri me qëllime të njëjta, por realitetet janë të ndryshme” u shpreh kreu i LSI.
/Veritas,com,al/