Kryetar i Kuvendit dhe president i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta ka mbërritur në Shëngjn, ku është plagosur me armë zjarri një aktivist i LSI,  bashkë me eskortën e tij. Menjëherë ka deklaruar se ‘kam ardhur që të mbroj votën e Lezhjanëve”.

“I thoni popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vet dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihemi të gjithë për të dërmuar bandat e Rilindjes, bandat e drogës, bandat që  duan të vjedhin votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve”- ka thënë Meta.

Duke folur për mediat ai ka sulmuar direkt kryeministri Rama, duke e quajtur ‘kryesadist’, edhe pse pa e përmendur me emër. Ka thënë se “kryesadistit nuk i mjaftojnë 45 deputetë që merr nga votat e popullit. Kryesadistin e keni të shtrirë përtokë nesër, bashkë me bandat e tij që i keni të shtrira që sot, ka mbaruar kjo histori”, ka thënë Meta.

Veritas.com.al/