(FOTO: Arkiv)/

Presidenti i zgjedhur, Ish-kryetari i LSI Ilir Meta- siç konkludonte “Zëri i Amerikës” pas suleve që vijnë njëkohësisht nga dy ortakët politikë të mëdhenj, ka zbritur vetë në teren. Ai që nga Shkodra- qytet dhe rajon që janë konsideruar ‘bastion’ i PD, ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve të LSI, Meta tha se Shqipëria dhe as ai vetë ‘nuk kanë më kohë’ për të humbur me Tomin dhe me Xherrin, duke iu referuar Ramës e Bashës; prandaj LSI duhet të marrë ‘sa më shumë vota’ bëri thirrje ai.

Meta tha se janë të pabesë si Rama edhe Basha duke i quajtur ‘karagjozë’.

“Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me Tomin dhe me Xherrin. Socialistët dhe demokratët kanë vetëm një adresë, LSI. Gjithë Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit. Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me këta karagjozë. Nuk ka më kohë për t’u besuar të pabesëve. Vota në 25 qershor do të jetë për ata që duan një shans, për gjithë shkodranët dhe gjithë shqiptarët. Do të jenë një votë kundër për të gjithë ata që veprojnë në funksion të mafies italiane dhe europiane”, u shpreh Ilir Meta.

Më 24 korrik, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, Ilir Meta ‘bekohet’ si presidnet i tetë i Republikës së Shqipërisë.

Veritas.com.al/