
Gjykata e Posacme ka rrëzuar të mërkursn kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për shuarje e masës së sigurisë.
Meta iu drejtua Gjykatës së Posacme për shuarje mase me 21 tetor të këtij viti, datë kjo që shënononte një vit që nga arrestimi i tij, duke pretenduar se jane ezauruar afatet e procedurës për masën e sigurisë dhe se hetimet për të janë mbyllur. Por pavarësisht kësaj Gjyakta e Posacme nuk pranoi kërkesën duke bërë që Ilir Meta të vijojë të qëndroj në qeli.
Më heret Metës iu rrezua me 17 tetor nga Gjykata e Lartë një tjetër kërkesë per lirim.
Ilir Meta mbahet në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024 pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për tre vepra penale, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Me 28 korrik spak mbylli hetimet për Metën ndërsa në fund të gushtit dosja u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posacme për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Dosja e Metës është ende në seancë praprake dhe do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka që do të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim.
Me të njëjtat akuza si Meta përballet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe tre persona të tjerë, Pirro Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, dhe Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash.
Komente