KOMENT/

Presidenti i Republikes, i ndodhur kohet e fundit sa para krimeve te tij kushtetuese aq edhe para frikes se venies ne funksionim te Drejtesise se re, ka treguar shume shenja destabilizimi mendor.

Here pas here eshte shprehur si nje ‘partizan’partiak, here ka penguar zbatimin e ligjeve te Kuvendit, here ka bere thirrje per kryengritje dhe revolta popullore, here ka fyer parlamentin dhe maxhorancen, here ka thene se do te vrase veten e here e ka krahasuar veten me vrases ne histori.

Kohet e fundit i ka shtuar dozat e destabilitetit. Sot ai ka deklaruar se do te gjeje 3 milione shqiptare te shkalluar per tí sulur kunder parlamentit dhe kunder stabilitetit te vendit.

Ilir Meta ka publikuar sot ne mëngjesnjë pjesë nga fjalimi i tij, i mbajtur në seancën e 28 prillit 2017, menjëherë pas votimit nga Parlamenti si President teksa iu kujton socialistëve se ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Duke e cilësuar kryeministrin “kryepinoku rilindas’, duke kujtuar deklaratat e Ramës, Meta thotë se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.
Presidenti paralajmëron kryeministrin se nëse nuk respekton 5 qershorin, më 25 prill do ketë jo vetëm një President ‘të shkalluar’ por dhe ‘3 miliona shqiptarë ‘të shkalluar’.

VERITAS.COM.AL/