Arrestohet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ABC News mëson se Meta po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

“Arrestimi  iIlir Metës ka ardhur me urdhër të 3 prokurorëve të posaçëm. Kemi të bëjmë me hetimin pikërisht me në krye vetë Altin Dumanin. Bëhet fjalë për CEZ DIA dhe pastrim të parave”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.

“Me urdhër të SPAK, janë 3 prokurorët e posaçëm që firmosën urdhrin e arrestit për ish presidentin, kreun actual të Partisë së Lirisë, Ilir metën, për akuzaën e korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehje të pasurisë. Masë sigurie është lëshuar edhe për Monika Kryemadhin. Ka qenë hetimet e zhvilluara nga prokurori Sotir Kllapi, për lobimet e bëra në SHBA dhe disa ndërhyrje estetike të kryer nga Kryemadhi dhe Meta, të cilët nuk kanë deklauar burimin e të ardhurave. Dy prokurorët e tjerë, kanë vijuar veprimet hetimore me dosjen e CEZ DIA, të tre prokroirët kanë bërë bashkim të dosjes. Është arresatuar dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.