Edhe pse e tha si premtim solemn Ilir Meta nuk e mban fjalën për ta dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Republikës. Meta ka dalë në një deklaratë për shtyp nga Presidenca dhe ka folur sikur të mos kishte hedhur akuzat më të rënda për procesin zgjedhor por e përshëndeti atë. Meta tha se tashmë duhet reflektuar deri në shtator

Kjo është e para dalje publike që prej nisjes së numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat konfirmuan një mandat të tretë të Qeverisë Rama. Kujtojmë se Presidenti Meta ka paralajmëruar dorëheqjen nëse Rama do të fitonte zgjedhjet.