Zoti Meta, para gazetarëve sot, u pyet rreth seancës së jashtëzakonshme parlamentare të të hënës.
Ai tha se ‘Seanca do të mblidhet në momentin që do të jenë të gatshëm disa procedura për caktimin e kësaj marrëveshjeje, sepse ka disa elementë.
Së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme, zgjedhjet pa opozitën dhe tani duhet të jenë të gjithë të qetë dhe pa dyshim do të ketë edhe surpriza
Dua të siguroj se LSI është sjellë në mënyrën më të përgjegjshme për përballimin e kësaj krize dhe ka investuar për një qeveri besimi. Tani e kemi qeverinë e besimit.
LSI ka qenë e gatshme për të dhënë të gjitha ministritë. Rama nuk ka pasur arsye për tu konsultuar me askënd nga LSI.
Fati i madh që vendi nuk është buzë greminës dhe bulevardi është i lirë. Ka garë ka demokraci do të ketë surpriza. Zgjedhjet do t’i garantojnë të gjitha forcat politike.
Ne nuk donim fare krizë për një marrëveshje që më parë dhe t’ia kishim kursyer vendit këtë situatë për fat të mirë bulevardi tashmë i qetë dhe i hapur.
Dhe qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin alternativën më të mirë. Unë deri në 23 korrik jam anëtar i LSI-së dhe dua të ju siguroj se do të respektoj çdo vendim që do të marrë LSI nga 23 qershori deri më 23 korrik
Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë. Këto nuk janë zgjedhje perfekte nëse rekomandimet OSBE-ODHIR do të ishin zbatuar në kohë.”